NJË NJERI BESIMTAR DHE PALLATI
Pavarësisht nga ngjarjet e mbinatyrshme dhe mrekullitë që përjetuan, Faraoni dhe paria e tij iu kundërvunë Musait. Ata insistuan në mohimin e së vërtetës, për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë së tyre dhe shkuan aq larg sa të pohonin se Musai ishte magjistar i cili shfaqi një magji. Për më tepër, ata sajuan plane të reja që Musai dhe pasuesit e tij t’iu nënshtroheshin torturave edhe më të vrazhda dhe shtypjes:
Dhe padyshim që Ne dërguam Musain me Shenjat Tona dhe me autoritet të qartë te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata e quajtën dhe i thanë: "Magjistar gënjeshtar!" Pastaj, kur ai u solli atyre të vërtetën nga Ne, thanë: "Vrisni bijtë e atyre që besojnë me të dhe lini gjallë gratë e tyre," por përbetimet e mosbesimtarëve s'janë veçse të kota e në humbje! Faraoni tha: "Më lini mua ta vras Musain dhe le të thërras Zotin e tij (t'më ndalojë)! Kam frikë se ai do t'ju ndërrojë juve fenë tuaj ose se ai mund të bëj që të përhapet në tokë e keqja dhe ligësitë!" Musai tha: "Padyshim që unë jam mbështëtur tek Zoti im dhe tek Zoti juaj që të më mbrojë nga çdo kryeneç që nuk beson në Ditës e Llogarisë!" (Kur'an, 40:23-27)
Faraoni kishte për qëllim të vriste Musain. Ai ishte i përkushtuar të parandalonte vendosjen e një rendi të ri në tokën e Egjiptit që do të pengonte pasurimin e tij të mëtejshëm. Poqese Musai do të arrinte më shumë pushtet, Faraoni s’do të ishte në gjendje të sundonte popullin e Egjiptit ashtu si dëshironte ai. Për këtë arsye ai u përpoq të arsyetonte vrasjen e Musait duke sugjeruar se qëllimet e Musait ishin jashtëzakonisht të liga. Megjithatë, aty u paraqit një njeri nga familja e Faraonit, i cili përkrahu Musain dhe kundërshtoi mizoritë e Faraonit:
Dhe një njeri besimtar nga familja e Faraonit, i cili e fshihte besimin e tij, tha: "A do të vrisni një njeri sepse thot: "Zoti im është Allahu" dhe tashmë ju ka ardhur me shenja e tregues të qartë nga Zoti juaj? Edhe nëse ai është gënjeshtar, mbi të do të jetë gjynahi i gënjeshtrës së tij; por nëse po e thot të vërtetën, atëherë mbi ju do të bjerë nga ai dënim të cilin ai ju premton. Vërtetë që Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar i shfrenuar e i papërmirsueshëm! O njerëzit e mi! I juaji është mbretërimi këtë ditë, ju jeni më të lartët në tokë. Por kush do të na shpëtojë ne nga Ndëshkimi i Allahut nëse bie mbi ne? "
Faraoni u tha: "Unë ju tregoj juve vetëm atë që unë e shoh të drejtë dhe unë ju udhëzoj vetëm në rrugën e qeverisjes së drejtë!" Dhe ai që besoi tha: "O njerëzit e mi! Me të vërtetë që kam frikë për ju një përfundim si ajo dita e shkatërrimit të popujve të shumtë (në kohët e para)!" Si fati i popullit të Nuhut, dhe Aadit, dhe Themudit edhe i atyre që erdhën pas tyre. Dhe Allahu nuk dëshiron asnjë padrejtësi për robërit e Tij. O njerëzit e mi! Me të vërtetë që kam frikë për ju Ditën në të cilën do të jetë thirrja e përbashkët (midis banorëve të Xhehenemit dhe banorëve të Xhennetit)." Një Ditë kur do të ktheni shpinën dhe do t'ia mbathni duke mos pasur asnjë mbrojtës prej Allahut. Dhe cilindo që e humb Allahu, për të nuk ka udhëzues. Dhe me të vërtetë që juve ju erdhi Jusufi në kohën e shkuar me tregues të qartë por ju nuk pushuat së dyshuari në atë që ai ua solli, derisa kur ai vdiq, ju thatë: "Asnjë të dërguar nuk do të çojë Allahu pas tij." Kështu pra Allahu i humbet rrugën atij i cili është i shfrenuar dhe mosbesues (që dyshon në Njësinë e Allahut). Ata që kundërshtojnë Shenjat e Allahut pa u ardhur atyre asnjë dije e provë, kjo është mjaftë e urryer dhe e neveritur tek Allahu dhe për ata që besojnë. Kësisoj pra, Allahu vulos zemrën e çdo tirani kryelartë (kështuqë ata nuk mund ta drejtojnë veten në Udhën e Drejtë). (Kur'an, 40:28-35)
Paralajmërimi që iu bë nga ky njeri besimtar i pallatit nuk pat ndonjë ndikim tek Faraoni, zemra e të cilit ishte mbushur përplot arrogancë dhe ishte e verbëruar nga mohimi. Për t’i paraqitur fjalët e tij si të kota, ai u përpoq që të tallej me këtë Musliman i cili ia kishte tërhekur vërejtjen atij dhe gjithë popullit të Egjiptit. Faraoni iu drejtua ndihmësit të tij Hamanit me ironi, duke i kërkuar atij që të ndërtonte një kullë:
E Faraoni tha: "O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund të arrijë rrugët, rrugët e qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait, por unë me të vërtetë e quaj atë gënjeshtar". Kështu pra, në sytë e Faraonit u bë joshëse dhe si e drejtë e liga e punëve të tij dhe ai qe i ndaluar nga Udha e Drejtë. Dhe qëllimi dhe betimi i Faraonit nuk çoi veçse në humbje e shkatërrim. (Kur'an, 40:36-37)
Faraonit kishte për qëllim që të rimerrte kontrollin thjeshtë duke u tallur. Ai nuk e kishte kuptuar rëndësinë e porosisë, domethënë, ekzistencën dhe njësinë e Zotit, që iu përcoll nga Musai. Faraoni mendonte se Musai po sugjeronte se Zoti ishte lart në qiell dhe mendonte se asgjë nuk mund të shihej prej atje me të hipur atje. Duke u bazuar në këtë kusht (premisë) ai mbështeti mohimin e asaj që Musai i përcolli.
Duke e kuptuar mënyrën e të menduarit të gabueshëm të Faraonit, besimtari nga familja e Faraonit, i cili e kishte mbajtur të fshehtë besimin e tij, filloi që t’ia shpjegoj ekzistencën e Zotit dhe të jetës së përjetshme Faraonit dhe njerëzve të tij. Ai i paralajmëroi ata për mundimet/vuajtjet e pafund. Ai i thirri ata në rrugën e drejtë dhe iu lut atyre që ta ndjekin atë:
Njeriu që besoi tha: "O njerëzit e mi! Më ndiqni mua, unë do t'ju udhëzoj në rrugën e drejtimit të drejtë! O njerëzit e mi! Nuk ka dyshim se kjo jetë e kësaj bote nuk është veçse një kënaqësi e shpejtë dhe e përkohshme, dhe sigurisht se Jeta e Fundit, ajo është banesa që do të mbetet përgjithmonë. Kushdo që bën një vepër të keqe, nuk do të shpërblehet veçse me një të tillë si ajo dhe kushdo që bën vepër të mire e të drejtë, qoftë burrë apo grua duke qenë besimtar i vërtetë, të tillët do të hyjnë në Xhennet në të cilin do t'u shërbehet me të gjitha të mirat pa masë e pa kufi. O njerëzit e mi! Si është kjo? Unë ju ftoj në shpëtim, ndërsa ju më ftoni në Zjarr! Ju më ftoni të mohoj Allahun dhe të bashkoj me Të të tjerë në adhurim përkrah Tij, gjë për të cilën unë nuk kam asnjë dije. Dhe unë ju ftoj tek i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falës i Madh. Nuk ka dyshim se ju më ftoni mua të adhuroj një i cili s'mund t'i përgjigjet lutjes sime në këtë botë apo në Jetën e Fundit. Dhe kthimi ynë do të jetë tek Allahu dhe padyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata do të jenë banorë të Zjarrit. Dhe ju do ta kujtoni çfarë po ju them. Dhe çështjen time unë ia lë Allahut. Vërtetë që Allahu është gjithëvëzhgues i robërve të Tij!"
Kështu Allahu e shpëtoi atë (besimtarin) nga poshtërsitë që ata i kurdisën (kundër tij), ndërsa njerëzit e Faraonit i rrethoi ndëshkimi më i keq. (40:38-45)
Faraoni dhe shoqëruesit e tij nuk ua vunë veshin këtyre paralajmërimeve të këtij besimtari të përkushtuar i cili ishte nga mesi i tyre. Sidoqoftë, një dënim i madh i priste ata si shpagim për mohimin dhe arrogancën e tyre.
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder